Presidenti Zelensky nënshkruan aplikimin për anëtarësim të vendit në BE

Presidenti ukrainas Zelensky nënshkruan një aplikim për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Vendimi është marrë ditën e sotme, ndërsa në shumë rajoni të vendit janë duke u zhvilluar luftime me Rusinë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky më herët  tha se tani është një “moment vendimtar” për të vendosur për anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian.

“Është një moment vendimtar për të mbyllur një herë e përgjithmonë diskutimin e gjatë dhe për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në BE.”

Një foto e nënshkrimit të formularit të aplikimit për anëtarësim në BE është postuar në llogarinë e parlamentit ukrainas në Twitter.

Presidenti Zelensky nënshkruan aplikimin për anëtarësim