Pushtimi i Ukrainës, 1 civil i vdekur dhe 31 të plagosur nga bombardimet në Kharkiv

Bombardimet e fundit në qytetin Kharkiv kanë lënë të vdekur një grua civile dhe 31 të plagosur.

Mediat e huajam bëjnë me dije se nga të plagosurit 15 janë ushtarakë dhe 16 civilë.

Gjatë ditëve të fundit, këshilli i qytetit ka regjistruar 44 të plagosur, përfshirë 20 ushtarakë dhe gjithsej shtatë të vrarë. 

Shtatë viktimat përfshijnë dy ushtarakë dhe pesë civilë.