Zvicra neutrale do të miratojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2022, 15:57
Zvicra neutrale do të miratojë të gjitha sanksionet e BE-së kundër Rusisë.
Nuk do të ketë përjashtime: pesë oligarkëve tashmë u është ndaluar hyrja në Zvicër, llogaritë bankare të të gjithë 336 personave në listën e BE-së, përfshirë Vladimir Putin dhe Sergei Lavrov, do të ngrihen me efekt të menjëhershëm.
Bankat zvicerane besohet se do mbajnë miliarda dollarë fonde.
Hapësira ajrore e vendit është e mbyllur për avionët rusë, ndërsa linjat ajrore zvicerane kanë anuluar fluturimet e tyre drejt Rusisë.
Sot, 28 shkurt presidenti zviceran, Ignazio Cassis e bëri të qartë se sulmi ndaj Ukrainës ishte një sulm i papranueshëm ndaj lirisë dhe demokracisë.
