Lufta në Ukrainë, mblidhet Asambleja e Përgjithshme e OKB: Palët të përdorin dialogun

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara po zhvillon mbledhje për situatën e krijuar në Ukrainë e cila prej 5 ditësh është e pushtuar nga Rusia.

Në fjalën e tij të hapjes, Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, Abdulla Shahid i Maldiveve, bëri thirrjen e tij për armëpushim të menjëhershëm, nga ana e Rusisë.

Ai u bëri thirrje palëve që të përdorin mundësinë e të dialogut për të de-përshkallëzuar në mënyrë kuptimplotë dhe të shpejtë situatën.