Macron telefonatë me Putin dhe Zelenskyn, presidentit rus i kërkon armëpushim të menjëhershëm

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe më pas me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sipas mediave të huaja telefonata me Putinin zgjati rreth një orë e 30 minuta, ndërsa nuk janë dhënë detaje se sa ka zgjatur telefonata me presidentin ukrainas.

Mësohet se Macron i ka bërë presion Putin për "nevojën për të zbatuar një armëpushim të menjëhershëm".