SHBA pezullon operacionet në ambasadën e saj në Bjellorusi
SHBA ka pezulluar operacionet në ambasadën e saj në Bjellorusi dhe po lejon punonjësit dhe familjarët e anëtarëve të ambasadës amerikane në Moskë të largohen.
Masa, e njoftuar të hënën, vjen pasi Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera kanë filluar të mbyllin hapësirën e tyre ajrore për trafikun ajror rus.
"Ne i morëm këto hapa për shkak të çështjeve të sigurisë që rrjedhin nga sulmi i paprovokuar dhe i pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse në Ukrainë”, tha sekretari i Departamentit të Shtetit në një deklaratë.
Ambasada e SHBA-së në Rusi të dielën, 27 shkurt paralajmëroi amerikanët që të largohen nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur duke përdorur çdo mundësi.
Ai paralajmëroi qytetarët amerikanë se qeveria nuk do të ishte në gjendje të niste një përpjekje evakuimi nga vendi.
“Përfundimisht ne nuk kemi prioritet më të lartë se siguria e qytetarëve amerikanë dhe kjo përfshin personelin tonë të qeverisë amerikane dhe vartësit e tyre që shërbejnë në mbarë botën”, thanë zyrtarët e Departamentit të Shtetit të hënën.
We have suspended operations at our Embassy in Minsk and authorized the voluntary departure of non-emergency employees and family members at our Embassy in Moscow. We have no higher priority than the safety and security of U.S. citizens.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 28, 2022
