Përfundon takimi i Rusi-Ukrainë, palët kthehen në kryeqytet për konsultime, pritet takim tjetër

Përfundon takimi i delegacionit ukrainas dhe ai rus, tha Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës.

“Bisedimet mes Ukrainës dhe Federatës Ruse kanë përfunduar”, shkroi Gerashchenko në kanalin e tij Telegram raporton Interfax.

Ndërkohë delegacionet ruse dhe ukrainase kthehen në kryeqytetet respektive për konsultime. 

Shefi i delegacionit rus në bisedimet me Ukrainën thotë se takimi i ardhshëm do të zhvillohet në ditët në vijim në kufirin Bjellorusi-Poloni. 

Pritjet për një zgjidhje paqësore nuk kishin qenë të larta përpara takimit të së hënës.

Ukraina tha se donte një armëpushim dhe tërheqje ruse, ndërsa Kremlini tha se nuk do të shpallte qëndrimin e saj.

Negociatorët rusë kanë folur për arritjen e një marrëveshjeje që është në interes të të dyja palëve.

Siç është raportuar, palët ruse dhe ukrainase zhvilluan një takim pranë kufirit bjelloruso-ukrainas në brigjet e lumit Pripyat.