Bojkot vodkës! Protesta e miliona njerëzve në rrjetet sociale kundër agresionit rus
Duke filluar nga Kanadaja dhe SHBA-ja, iniciativa “BOJKOT VODKËS!” po përfshin gjithnjë e më shumë aktivitete komerciale dhe ekspozues që heqin pijen ruse nga raftet dhe e derdhin në tokë si shenjë mospajtimi ndaj agresionit të Putinit në Ukrainë.
Mbështetja e hapur në favor të paqes kalon nga gjestet e vogla. Miliona përdorues në rrjetet sociale përmes hashtagut “BoycottVodka” mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, janë përfshirë në një nismë të re, bojkotimin e vodkës në shenjë proteste kundër pushtimit rus të Ukrainës.
“Zbrazni të gjitha shishet e vodkës ruse dhe, së bashku me municionet dhe raketat, dërgojini bosh në Ukrainë, në mënyrë që të përdoren si kokteje molotov”, shkroi në Twitter senatori republikan Tom Cotton, duke kritikuar pijen ruse par excellence.
Në Kanada, Bordi i Kontrollit të pijeve në Ontario njoftoi se 600 dyqanet e provincës do të bëjnë pa produktin rus. Një veprim që po zgjerohet me shpejtësi edhe në krahina të tjera.
“Nova Scotia Liquor Corporation”, e cila kontrollon shitjet e pijeve alkoolike në të gjithë Nova Scotia, tha se vodka ruse është hequr nga raftet e dyqaneve dhe faqja e internetit për shkak të "ngjarjeve të tmerrshme".
Në Shtetet e Bashkuara, "Jacob Liquor Exchange" në Wichita, Kansas, hoqi qindra shishe vodka nga shitja dhe derdhi një pjesë në tokë në përçmim të dhunës ruse.
Në Oregon, një pronar bari në Bend filmoi veten duke derdhur të gjithë vodkën e tij ruse, sipas FOX 12 nga Portland.
Havjar dhe çaji dhe gazi rus janë gjithashtu në shënjestër të përdoruesve të rrjetit, me propozimin për të kufizuar konsumin e tyre.
Një protestë që po përhapet me shpejtësi edhe në Europë.

