Kremlini thotë se Rusia do t'i "shfuqizojë" sanksionet e Perëndimit

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka folur me gazetarët në një konferencë, gjatë së cilës tha se Rusia planifikon të heqë sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore, të cilat shkaktuar rënie të ndjeshme të Rublës, monedhës vendase.

“Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë janë të vështira, por vendi ynë ka potencialin e nevojshëm për të kompensuar dëmin”, tha Peskov të hënën.

Ai shtoi se "sot Putin do të punojë për çështjet ekonomike" dhe do të takohet me ministrat kryesorë, duke përfshirë ministrin e Financave dhe Guvernatorin e Bankës Qendrore.

Një situatë e tillë vjen pasi Mbretëria e Bashkuar, së bashku me SHBA-në dhe BE-në, ndërprenë bankat ruse nga tregjet financiare në Perëndim, duke ndaluar marrëdhëniet me bankën qendrore, fondet shtetërore të investimeve dhe ministrinë e financave.

Si rezultat, Banka Qendrore e Rusisë ka më shumë se dyfishuar normën bazë të interesit në 20% nga 9.5% që ishte.

Masa shënon një përpjekje për të ndalur rënien e shpejtë të vlerës së monedhës ruse rubla kundrejt dollarit amerikan, e cila kërcënon të zhdukë fuqinë e saj blerëse dhe të shkatërrojë kursimet e rusëve të zakonshëm.