Rusia testoi raketën bërthamore në stërvitje me Bjellorusinë para sulmit në Ukrainë
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se BE-ja nuk do të përfshihet në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, vendosi forcën e tij bërthamore në gjendje gatishmërie.
“Ne nuk do të vazhdojmë me këtë përshkallëzim”, tha Borrell për BBC-në.
Edhe Britania e Madhe si SHBA beson se urdhri i Presidentit Vladimir Putin është pjesë e modelit të sajimit të kërcënimeve nga Moska për të justifikuar agresionin.
"Putin nuk mund të harrojë se në këtë moment shoku i tij i vetëm më i mirë është Presidenti i Bjellorusisë. Ai duhet të kuptojë se është padyshim në anën e gabuar të historisë këtu," tha sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Uolles.
Momenti i fundit kur Rusia tregoi arsenalin e saj bërthamor ishte stërvitja e përbashkët me Bjellorusinë pak ditë para se të niste sulmin në Ukrainë. Më 19 shkurt ministria e Mbrojtjes ruse publikoi pamje të testit të të raketave balistike hipersonike, raketave lundruese dhe atyre me kapacitete bërthamore.
Stërvitjet erdhën disa orë pasi presidenti Biden këmbëngulte se Putin do ta pushtonte Ukrainën brenda disa ditësh dhe më 24 shkurt ndodhi pushtimi.
