S'ka unitet mes 27 vendeve për anëtarësim të Ukrainës në BE, thotë Presidenti i Këshillit Evropian
Zyrtari i Bashkimit Evropian Charles Michel tha të hënën se kishte mosmarrëveshje midis 27 vendeve anëtare për zgjerimin e bllokut.
Deklarata vjen pasi Kievi bëri thirrje për anëtarësim të menjëhershëm të Uklrainës përballë një pushtimi rus.
“Ne i kërkojmë Bashkimit Evropian anëtarësimin e menjëhershëm të Ukrainës sipas një procedure të re speciale”, tha Zelensky në fjalimin me video.
"Qëllimi ynë është të jemi së bashku me të gjithë evropianët dhe, më e rëndësishmja, të jemi në baza të barabarta. Jam i sigurt se është e drejtë. Jam i sigurt se është e mundur," tha ai.
Në një videomesazhi, Zelensky u bëri thirrje gjithashtu ushtarëve rusë që të linin armët.
"Hiqni pajisjet tuaja. Largohuni nga këtu. Mos u besoni komandantëve tuaj. Mos u besoni propaganduesve tuaj. Vetëm shpëtoni jetën tuaj," tha ai.
Udhëheqësi ukrainas tha gjithashtu se autoritetet do të lironin të dënuarit me përvojë luftarake në mënyrë që ata të mund të ndihmonin në mbrojtjen e vendit.
