Një ferr i vërtetë po ndodh në Kharkov (PAMJE)

Luftime të ashpra raportohen në Kharkov. Në videot e publikuara në rrjete sociale shihen civilë të vrarë.

Zhvillimet delegacionet e dy vendeve kanë nisur bisedimet në Bjellorusi, që synojnë t'i japin fund luftës.

Zyra e presidentit ukrainas tha se dëshiron armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse.

Ndërkaq, Moska, sipas negociatorit rus, Vladimir Medinsky, dëshiron të arrijë një marrëveshje që është në interes të të dyja palëve.

Përpara fillimit të takimit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje trupave pushtuese ruse që t’i dorëzojnë armët.