Fillojnë bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë, Ministri bjellorus: Ndihuni të sigurt! Ukraina do armëpushim
Në ditën e pestë pas hyrjes së forcave ruse në Ukrainë, delegacionet nga të dy vendet kanë nisur bisedimet që synojnë t'i japin fund luftës.
Bisedimet po mbahen në rajonin Gomel në kufirin midis Ukrainës dhe Bjellorusisë.
Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Makei, i mirëpriti delegacionet në emër të kreut të shtetit:
“Ju mund të ndiheni krejtësisht të sigurt. Është detyra jonë e shenjtë”.
Zyra e presidentit ukrainas thotë se dëshiron një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse.

Ndërkohë, Moska dëshiron të arrijë një marrëveshje që ishte në interes të të dyja palëve, sipas negociatorit rus, Vladimir Medinsky.
Përpara fillimit të takimit, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u bëri thirrje trupave ruse që të linin armët dhe bëri thirrje që BE t'i japë Ukrainës anëtarësimin në bllok.
⚡️ Talks between the Russian ???????? and Ukrainian ???????? delegations have started in the Gomel region at the border between Ukraine and Belarus ???????? .
— Dmitry Mironchik (@DmitryMironchik) February 28, 2022
Belarus FM Makei welcomed the delegations on behalf of the Head of State: “You can feel perfectly safe. It is our sacred duty” pic.twitter.com/TyUB3YNLAV
