Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës: 5300 rusë dhe 94 civilë të vrarë
Afro 2000 ushtarë rusë janë vrarë në harkun e 24 orëve bën me dije Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, megjithatë shifrat nuk janë ende të verifikuara nga perëndimi apo nga pala ruse.
Ministria e Mbrojtjes ukrainase ka bërë bilancin në ditën e pestë të luftës.
Sipas Mbrojtjes ukrainase tha se afro 5300 trupa ruse janë vrarë gjatë përleshjeve.
Gjithashtu institucioni pretendon se forcat ukrainase kanë shkatërruar 191 tanke ruse dhe kanë rrëzuar 29 avionë lufte dhe 29 helikopterë.
Të dhënat nuk pranohen nga pala ruse, por edhe mediet e kanë pasur të vështirë verifikimin e tyre, por Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe dëshmoi se Rusia ka marrë goditje të rëndë në viktima.
Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi të dielën se ushtria kishte pësuar humbje në njerëz, por zyrtarët hezituan të japin një shifër të saktë.
Ndërkohë, vëzhguesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara thanë se kishin konfirmuar të paktën 94 humbje jete nga radhët e civilëve që nga dita e parë e luftës.
Agjencia e OKB ka thënë gjithashtu se rreth 422 000 janë larguar nga Ukraina drejt vendeve fqinje dhe po ashtu 100 mijë të tjerë janë zhvendosur brenda territorit të vendit.

