Ishte në kërkim për kultivim droge, kapet në Shkodër 34-vjeçari
Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në Shkodër.
Policia ka prangosur shtetasin A. L. 34 vjeç banues në fshatin Bardhaj, mbi të cilin kishte një vendim gjykate për arrest me burg.
“Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. L. 34 vjeç banues në fshatin Bardhaj, Shkodër. Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë me vendim të datës 06.10.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.” – njofton policia.
Ky shtetas dyshohet se në muajt qershor dhe gusht të vitit 2021, ka kultivuar bimë narkotike, në Bjeshkët e fshatit Salcë, Njësia Administrative Lekbibaj, Tropojë.
Ky shtetas iu dorëzua strukturave të Komisariatit të Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme.

