Banorët e 4 lagjeve të Tiranës protestë tek kryeministria për banesat: Haram u qoftë vota deputetëve!

Pronarët e shtëpive që po shemben në 4 lagje të Tiranës si pasojë e prekjes nga projektet e rindërtimit protestuan sërisht, kësaj herë përballë kryeministrisë. Ata thanë se kërkojnë kontratë të rregullt nga bashkia e Tiranës, e cila deri tani nuk i ka sqaruar sa sipërfaqe përfitojnë dhe as zonën ku do tu jepet banesa e re në rast se firmosin për dorëzimin e shtëpive ku jetojnë aktualisht.

Banorët e zonave të "5 Majit", Laprakës, Paskuqanit dhe të "Kodrës së Priftit" zhvilluan protestuan të dielën përballe kryeministrisë kundër projektit të rindërtimit që po u shemb shtëpitë pasi thanë se nuk kanë marrë asnjë siguri nga kontrata që iu është ofruar nga bashkia e Tiranës.

Sipas tyre në kontratë nuk është e parashikuar sa sipërfaqe do të përfitojnë dhe as zona ku do të kenë shtëpinë e re.

"Kemi 6 muaj që kërkojmë kontratë konkrete sa do marr, ku do ta marr dhe kur."

Po ashtu një banor i njësisë nr 8 në zonën e Laprakës thirrjet i kishte për deputetët që nuk e kanë mbështetur kauzën e tyre.

"Kam inat dhe mllef ndaj atyre që i kam votuar, u them haram u qoftë se atë ditë duhet të ishit me ne."

E ndërsa banori i "Kodrës së Priftit" tha së projekti për rindërtimin e lagjes së tij ka pasur devijime në varsëi të interesave për të mos prekur prona të caktuara.

"Ky projekt është ndryshuar, devijuar, me qëllime korruptive."

Më 1 mars është parashikuar ndëryrja e rradhës e IMT, e cila do të zhvillohet në njësinë nr 4 aty ku pronarët e banesave nuk e kanë kundërshtuar projektin e bashkisë së Tiranës.