Prezantohet kandidati i PS, Gjiknuri: Me Rahimin dhe Edi Ramën vijojmë investimet për Dibrën
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ftoi qytetarët e Dibrës që votën e tyre t`ja besojnë Rahim Spahiut. Ai tha se me kandidatin e PS-së, do të vijojnë më tej investimet e qeverisë në këtë qark.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, prezantoi në Dibër kandidatin e kësaj force politike, Rahim Spahiun.
Gjiknuri ftoi qytetarët e Dibrës që në zgjedhjet e 6 Marsit të votojnë për Spahiun si garant i vazhdimësisë së investimeve të qeverisë në këtë qark.
Gjiknuri garantoi qytetarët se projekti i madh për ndërtimin e HEC-it të Skavicës do të konsultohet paraprakisht me ta.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri theksoi gjithashtu se Rahimi është kandidati i duhur që interesin parësor ka qytetarët.

