Basha: Rama është kapur duke vjedhur 430 milionë euro, fillon e shpif ndaj meje e Tabakut
Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat e degës së PD-së , nr.12 në kryeqytet ditën e sotme.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se qeveria ka përvetësuar lot 430 milionë euro me skemën e incineratorëve.
Basha shtoi se Rama është kapur me presh në duar me këtë vjedhje, ndërsa fillon dhe shpif kundër kreu të opozitës dhe kryetares së komisionit hetimor.
Basha: Vetëm një qeveri zemërkazëm mund t’ia dalë të përvetësojë me ato skema që i kanë parë të gjithë shqiptarët 430 milionë euro të shqiptarëve për një gjoja skemë të djegies së plehrave që siç e pamë të gjithë, ka qenë një skemë e avullimit të parave të shqiptarëve. Kemi 6 vite që i denoncojmë me emër njerëzit që e bënë këtë, por u desh një komisioni hetimor parlamentar si ai që përfundoi punimet javën e kaluar, që ato të cilat Partia Demokratike i denoncoi prej vitesh me radhë, të provoheshin me fakte dhe me dëshmi të vet zyrtarëve se ishin të vërteta, të dhimbshme dhe kriminale. Që nga zyrtari më i ulët që doli para këtij komisioni, deri tek koka e qeverisë dhe e kësaj afere, nuk ia dolën dot ta fshihnin të vërtetën. Si ia dolëm që komisionin që Edi Rama donte ta mbyllte dhe mos të vinte të dëshmonte, ta çonim deri në fund.
Unë të kap me presh në duar duke vjedhur 430 mln euro, ti fillon e shpif kundër meje, bashkë me dy shokët e tu, tre shokët. S’më bën fare asnjë përshtypje! Sulmet, shpifjet, ndaj meje personalisht, ndaj bashkëpunëtorëve të mi, ndaj deputetes që keni këtu, edhe këtë e sulmojnë nga mëngjesi deri në darkë. Merren me një zonjë, merren me familjen e saj, merren me fëmijët e saj, siç u morën me kryetaren e komisionit, Tabakun. Merren me ne personalisht! Por ne këto sulme as s’na bëjnë përshtypje fare!
