Pas 5 orë pritjeje, rifillon qarkullimi i mjeteve të vogla drejt Kapshticës
Dogana e Kapshticës filloi punën për kalimin e mjeteve të vogla. Mjetet e vogla mbeten të bllokuara prëj 5 orësh në doganën shqiptare pasi pala greke pezulloi lëvizjen për shkak të motit.
Juglindja është përfshirë nga reshje intensive dëborë duke krijuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve, ndërsa zona malore po shkojnë drejt bllokimit.
Për të shmangur situatat kaotike, mjetet e tonazhit të rëndë janë ndaluar të qarkullojnë në disa akse kryesore, ndërsa policia nuk
Policia kufitare e Kapshticës se kamionet nuk do të lejohen të kalojnë në drejtim të Greqisë deri në njoftim të dytë.
Lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë është ndaluar gjithashtu edhe në akset Qafë Thanë-Lin-Pogradec; Qafë Thanë-Përrenjas-Elbasan.
Rrugët nacionale janë të hapura, por në disa segmente si Qafë Qarr, Qafë Plloçë dhe Qafë Thanë lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë ose goma dimërore.
Trashësia e dëborës raportohet mbi 50 cm në rrugën e Dardhës dhe Shtyllë, ndërsa fshati Panarit, ashtu si zona të tjera të thella në Devoll e Pogradec janë bllokuar.
Në qarkun e Dibrës, dëbora arrin deri në 30 cm në njësitë administrative ku janë shfaqur edhe problematika.
Në Rajonin Verior reshje dëbore pati në akset Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin
Në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe Malin e Dajtit e zona të tjera malore të Tiranës sikurse në qarkun e Elbasanit, ku disa akse kalohen me zinxhirë.
Si rrallë herë, dëbora zbardhi edhe Llogaranë.
Shumë fshatra nga jugu në veri janë pa energji elektrike, për shkak se stuhia e dëborës dhe era e fortë kanë dëmtuar rrjetin e shpërndarjes.
