Bardhi: Non gratat po punojnë bashkë për hallet e tyre, vendosin për emërime dhe tendera
Përmes një postimi në rrjetet sociale sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shkruan se në këtë Fushatë, non gratat janë bashkë sepse ata nuk e duan ndryshimin e Shqipërisë.
Në video e publikuar nga ai thuhet se Edi Ramës i duhen të korruptuarit non grata për hallin e tij, prandaj po punon bashkë me ta.
Bardhi: Në këtë Fushatë, non gratat janë bashkë sepse ata nuk e duan ndryshimin e Shqipërisë. Ata duan ta përdorin vendin për hallet dhe interesat e tyre. Edi Ramës i duhen të korruptuarit non grata për hallin e tij, prandaj po punon bashkë me ta. Kjo është arsyeja që kandidatët e Durrësit dhe Shkodrës, janë përzgjedhur nga Dako e Doshi. Janë ata që vendosin për çdo gjë: emërime, shkarkime, tendera e koncensione.
1/2. Në këtë Fushatë, non gratat janë bashkë sepse ata nuk e duan ndryshimin e Shqipërisë. Ata duan ta përdorin vendin për hallet dhe interesat e tyre. pic.twitter.com/7ELeSomsz7
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) February 27, 2022

