Shkrumohen dy shtëpi, gazi djeg banesën në Maliq, shkëndija elektrike në Pogradec
Dy shtëpi u shkrumbuan këtë të dielë në Maliq e Pogradec, fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Shkak u bënë rrjedhja e gazit dhe shkëndijat elektrike.
Një banesë u dogj në fshatin Pojan të Maliqit këtë të dielë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht pa pasoja për jetë njerëzore.
Zjarri dyshohet se pasoi rrjedhjen e një bombole gazi nga brenda ambienteve.

Familja që ka në pronësi banesën mësohet se jeton në Greqi, por ka qenë vëllai i kryefamiljarit ai që besohet se nuk e ka mbyllur mirë bombolën.
Flakët u përhapën me shpejtësi dhe ndërhyrja e forcave zjarrfikesë shpëtoi vetëm rrënimin e plotë të ndërtesës.
Më herët në mëngjes, një tjetër banesë u dogj në Pogradec.
Fatmirësisht dy të moshuarit që jetonin aty arritën të dalin pa lëndime.

Përgjatë vitit 2020, disa raste të zjarreve në banesa përfunduan në mënyrë tragjike duke shkaktuar viktima, mes të cilëve edhe një fëmijë.
Rrjedhja e gazit dhe shkendijat elektrike janë sipas ekspertëve shkaqet kryesore të zjarreve në banesa në vendin tonë.