Vrau ish-usharakun në Vlorë, jeta e autorit të krimit mes armëve dhe parave, mohon autorësinë

23-vjeçari nga Lushnja, Shazi Ahmetaj, ka mohuar vrasjen e 46-vjeçarit Altin Alikaj në Vlorë, ngjarje për të cilën u vu në pranga të shtunën. Por grupi hetimor pretendon se ka prova të pakundërshtueshme, ndërsa krimi besohet se ndodhi për një sasi parash.

Me armë në dorë dhe mes parave. Kjo është jeta që shfaqte në rrjetet sociale Shazi Ahmetaj, 23-vjeçari i arrestuar për vrasjen e ish-ushtarakut Altin Alikaj në Vlorë.

Në dëshminë e parë në Policinë e Vlorës, i riu nga Lushnja ka mohuar të jetë autori i ekzekutimit të 46-vjeçarit me të cilin kishte jetuar në një shtëpi.

Por dëshmia e 23-vjeçarit sipas burimeve pranë grupit hetimor ka qenë kontradiktore dhe ngjall dyshime.

Shazi Ahmetaj citohet të ketë deklaruar se ishte në dijeni se Altin Alikaj kishte në dorë një shumë të konsiderueshme parash por ai vetë nuk kishte motiv për të vrarë 46-vjeçarin të cilin e ka cilësuar si shok.

Por grupi hetimor sipas burimeve, nga ana tjetër ka prova sipas tyre të pakundërshtueshme që e lidhin 23-vjeçarin nga Lushnja me vrasjen në Vlorë.

Pista kryesore është ajo e vrasjes për grabitjen e parave që 46-vjeçari Alikaj kishte në zotërim, prejardhja e të cilave nga ana tjetër mbetet e paqartë pasi në vazhdimësi ai njihej për probleme financiare për shkak të varësisë nga lëndët narkotike.

Nga ana tjetër Mateo Kiptiu, që akuzohet si bashkëpunëtor, ka deklaruar se vetëm ka ndihmuar Shazi Ahmetaj për tu larguar nga Vlora.

Ky i fundit i ka kërkuar të marrë një makinë me qira ta dërgojë në Lushnje sepse kishte një hall.

30-vjeçari ka deklaruar se këtë gjë ka bërë pa e ditur se çfarë kishte ndodhur.

Shazi Ahmetaj dhe Mateo Kiptiu, pritet të dalin para gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë.

Altin Alikaj u gjet i vrarë mëngjesin e 19 shkurtit në banesën e tij, në një kohë kur sipas sistemit TIMS rezultonte se ishte në Kosovë.

Vrau ish-usharakun në Vlorë, jeta e autorit të krimit mesVrau ish-usharakun në Vlorë, jeta e autorit të krimit mesVrau ish-usharakun në Vlorë, jeta e autorit të krimit mesVrau ish-usharakun në Vlorë, jeta e autorit të krimit mes