Rrëshqitja e gurëve bllokon njërin krah të aksit Gjirokastër-Tepelenë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2022, 12:24
Probleme në vendin e quajtur "Shkalla e Zezë" në vijën administrative që ndan Gjirokastrën me Tepelenën.
Masive inertesh kanë rënë nga lartësite duke bllokuar rrugën nga një krah në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
Zjarri djeg banesat në Maliq e Pogradec
27 Shkurt, 12:09
Shkak janë bërë reshjet e shiut të orëve të fundit. Deri tani nuk ka ndërhyrje nga firma koncensionare Salillari për largimin e mbetjeve nga rruga.
Kalimi i mjeteve kryhet nga një anë.
Për të larguar inertet e rëna në rrugë dhe për të mos krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve kanë mbërritur në Ujin e Ftohtë mjete të ARRSH.

