Vora nxjerr e para rezultatin me 6 mars, votim dhe numërim elektronik për kryetarin e ri të Bashkisë

Falë përdorimit të teknologjisë rezultati për bashkinë e Vorës do të shpallet me 6 mars, pasi në këtë zonë elektorale do të votohet dhe numërohet në mënyrë elektronike.

Vora do të jetë e para bashki e cila do nxjerrë fituesin nga zgjedhjet e e pjesshme vendore për shkak të aplikimit të teknologjisë. 

Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi, ka vendosur që rezultatin e zgjedhjeve në këtë bashki ta nxjerrë me 6 mars, sapo të mbyllet procesi i votimit.

Banorët e këtij qyteti do të votojnë në mynyrë elektronike për të zgjedhur mes mes kandidaturave të PS, PD dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Ndërsa në Durrës, Shkodër, Dibër, Rrogozhinë dhe Lushnje procesi i numërimit të votave do të jetë më i gjatë, për shkak se fletët e votimit do të kalojnë në duart e grupeve të numërimit.

Partitve politike u kanë mbetur edhe 5 ditë kohë për të bërë fushatë zgjedhore për të bindur qytetarët për kandidatin e tyre.

6 emrat e rinj që do të fitojnë bashkitë do të drejtojën këto njësi vendore për rreth 1 vit, pasi në prill-maj do të 2023 do të zhvillohen zgjedhje në 61 bashkitë e vendit.