E diela nis me shi dhe borë, ja kur ndërpriten reshjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2022, 08:09
Sipas MeteoAlb, vendi ynë gjatë paradites do të jetë me reshje, ku në zonat të izoluara pritet dhe reshje mesatare.
Pritet që në ultësirën perëndimore të kemi reshje shiu.
Ndërsa në zonat malore do të ketë rishfaqje të reshjeve në formë dëbore.
Mediat ukrainase: Nova Kakhavka ka rënë në duart e Rusisë
27 Shkurt, 07:49
Por në vijim kemi përmirësim të lehtë të kushteve të motit, dhe intervale të shkurtra me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.
Era do të fryjë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Lindor - Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

