Si ndalet Putin, Shehu: Rusia do të vijoj agresionin, Ballkani Perëndimor do krijojë destabilitet
Deputeti Tritan Shehu është shprehur se situata e krijuar në Ukrainë për shkak të Rusisë do të ketë ndikim edhe në Ballkan.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Shehu tha se agresioni rus duhet të ndalohet me patjetër pasi përndryshe do të marrë përmasa të tjera.
Tritan Shehu: Kjo situatë do të ketë ndikim në Ballkan. Ballkani Perëndimor është një zonë tjetër ku nëpërmjet Serbisë duart e Rusisë janë të shtrira fort. Është një zonë e brishtë me influence të mëdhaja. Ka dhe pika tjera të dobëta. Duhet ndaluar agresioni. Duhet t’i jepet një mësim i mirë agresionit. Duhet treguar se qëndrimi i botës është unik, I palëkundur dhe duhet që agresioni të kthehet mbrapsht. Agresioni nuk kthehet me lutje, detyrohet të ndalohen. Sa më shumë kalon oreksi shtohet dhe rreziku shtohet.
Ndër të tjera ai tha rajoni jonë duhet të jetë i kujdesshëm në korrigjimin e gabimeve që ka bërë kohët e fundit.
Tritan Shehu: Këtu hyn dhe rajoni jonë. Duhet të jemi të kujdesshëm në korrigjimin e gabimeve shumë të rënda rajonale që kemi bërë kohët e fundit, duke dëmtuar rolin e Shqipërisë, duke dëmtuar kohezionin e rajonit tonë, duke i dhënë Serbisë rolin lider në rajonin tonë.
