Video/ Sirenat drithëruese të sulmit ajror tingëllojnë në të gjithë Kievin në ditën e dytë të pushtimit

Sirenat e sulmit ajror vijojnë në të gjithë kryeqytetin ukrainas Kiev edhe në ditën e dytë të pushtimit rus.

Ato tingëlluan nëpër qytet gjatë gjithë natës dhe në orët e para të mëngjesit, ndërsa raketat ruse goditën objektet civile dhe ushtarake.

"Kiev nuk ishte një qytet që u zgjua sot, sepse njerëzit nuk kanë fjetur mbrëmë", tha korrespondenti i BBC.