Navalny nga burgu: Putin po përdor luftën në Ukrainë për të mbuluar korrupsionin
Udhëheqësi i opozitës ruse i burgosur Alexei Navalny, gjatë një seance gjyqësore në Moskë, ka akuzuar Vladimir Putin se po përdor pushtimin e Ukrainës për të mbuluar korrupsionin rus.
Në një video të publikuar nga gazeta e pavarur Dozhd, Navalny dëgjohet duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj pushtimit të Ukrainës.
Me uniformën e burgut veshur, ai thotë se kjo do të çonte në një "numër të madh viktimash, të ardhme të shkatërruara dhe vazhdimin e kësaj linje varfërimi të qytetarëve të Rusisë".
"Kjo luftë midis Rusisë dhe Ukrainës u nis për të mbuluar vjedhjet nga qytetarët rusë dhe për të larguar vëmendjen e tyre nga problemet që ekzistojnë brenda vendit".
Navalny është burgosur prej më shumë se një viti me akuza të vjetra mashtrimi, pasi i mbijetoi një sulmi me helm, për të cilin ai dhe Perëndimi thonë se ishte kryer nga Kremlini.
Ai po gjykohet brenda burgut të sigurisë maksimale për akuza të reja që mund të bëjnë që burgimi i tij të zgjatet me një dekadë.

