Zelensky flet para popullit ukrainas: Rusia duhet të flasë me ne për t'i dhënë fund luftës, do mbrojmë vendin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2022, 07:36
Udhëheqësi i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka folur sërish qytetarëve të tij këtë mëngjes me anë të një videoje. Në gjuhën ukrainase dhe ruse, ai po i bën thirrje Rusisë për një armëpushim.
"Rusia do të duhet të flasë me ne herët a vonë se si t'i japim fund armiqësive dhe të ndalojmë këtë pushtim," tha ai.
"Sa më shpejt të fillojë biseda, aq më të vogla do të jenë humbjet e Rusisë."
Ai shtoi se derisa të ndalojnë sulmet, "deri atëherë do të mbrojmë vendin tonë".
Vetëm mbrëmë, ai kishte paralajmëruar për intensifikimin e sulmit në kryeqytet. Ai tha se nuk kishte ndërmend të largohej nga kryeqyteti dhe se e dinte se ishte objektivi numër një i Rusisë tani.
