Ukrainë: Dita e parë e sulmit rus mbyllet me 137 të vdekur. Burrave e djemve u ndalohet të lënë atdheun

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zenesky tha se 137 qytetarë ukrainas – ushtarë dhe civilë – humbën jetën të enjten 24 shkurt në ditën e parë të sulmit masiv ushtarak rus.

Presidenti ukrainas sapo ka nënshkruar një dekret që urdhëron një mobilizim të përgjithshëm.

Të gjithë rekrutët dhe rezervistët e vendit po thirren, sipas dekretit, i cili do të jetë në fuqi për 90 ditë.

Të gjithë burrave ukrainas të moshës nga 18 deri në 60 vjeç tani u ndalohet të largohen nga vendi, thotë shërbimi shtetëror i rojes kufitare të Ukrainës (DPSA).

Ai shton se masa ka për qëllim "garantimin e mbrojtjes së Ukrainës dhe organizimin e mobilizimit në kohë".

Ndalimi i përkohshëm do të qëndrojë në fuqi për kohëzgjatjen e gjendjes ushtarake të shpallur mëngjesin e së enjte, 24 shkurt 2022.