Zelensky konfirmon sulmet me raketa para agimit: Armiku më ka caktuar mua si objektivin kryesor

Udhëheqësi ukrainas ka konfirmuar sulmet e shumta raketore të raportuara sot para agimit.

Zelensky tha se sulmet filluan në orën 4 të mëngjesit të së premtes me orën lokale.

Ai shtoi se sulmet e Rusisë kishin shënjestruar objekte ushtarake dhe civile. Rusia ka thënë më parë se nuk po synon sulme ndaj civilëve.

Shërbimi shtetëror i rojes kufitare të Ukrainës thotë se njësia e saj në rajonin juglindor të Zaporizhzhya u godit nga raketat ruse në orën 04:25 me orën lokale (02:25 GMT).

Shërbimi thotë se ka viktima dhe të plagosur në mesin e rojeve kufitare nga njësia Prymors'ky Pasad.

Presidenti ukrainas shtoi se rusët duan të shkatërrojnë Ukrainën dhe objektivi është ai.

Ai tha në një video: "Ata [rusët] duan të shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke shkatërruar kreun e shtetit".

Ai gjithashtu u tha shikuesve "armiku më ka caktuar mua si objektivin numër një dhe familjen time si objektivin numër dy".

Presidenti tha se ai po qëndronte në "lagjet qeveritare" të kryeqytetit Kiev dhe familja e tij ishte gjithashtu në Ukrainë. Ai nuk dha detaje të tjera.

Zelensky paralajmëroi gjithashtu se zyrtarët ukrainas tani kishin "informacion se grupet e sabotimit të armikut kanë hyrë në Kiev".

Presidenti nuk dha detaje se cilat mund të jenë ato grupe.