“Artikujt 4 & 5” Starova: NATO nuk ndërhyn dot, të krijohet aleancë botërore, ose sakrifikohet Ukraina

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-ministri i Jashtëm Arian Starova u shpreh se NATO ka dy artikujt: 5 dhe 4, duke theksuar pesa është për anëtarët dhe ruan territoret e anëtarëve

Sipas tij, është shumë e vështirë që të ndërhyjë NATO në një konflikt të tillë, por tha se mund të krijohet një aleancë e madhe ushtarake për të ndalur Rusisë.

Starova: NATO ka dy artikujt: 5 dhe 4. 5 është për anëtar3ët dhe ruan territoret e anëtarëve, ndërsa 4 ka të bëjë me konsultimet. Ashtu sikurse janë takuar këto ditë do të vazhdojnë të takohen. NATO ka arritur në konkluzione se nëse rreziku jashtë NATO tentohet të bëhet rrezik që rrezikon edhe popullsitë, ekziston mundësia e ndërhyrjes.

Kështu ekziston mundësia teorike që të mund të veprojë. Unë mendoj se kjo është shumë e vështirë. Ajo që mund të bëhet në këtë rast me gjithë aleatët, është që të krijohet një koalicion ad hoc të atyre që duhet tu kundërvihen ushtarakisht Rusisë dhe t’i çojnë ultimatum ose të pranojnë se Ukraina po bëhet kurban që të mos ketë luftë.