Boris Johnson krahason Putin me Millosheviçin. Mund të përballet me krime lufte

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson thotë se presidenti rus Vladimir Putin mund të përballet me akuza për krime lufte për shkak të sulmit në Ukrainë. Në fjalimin drejtuar deputetëve rreth sanksioneve të ndërmarrë si përgjigje të sulmit Johnson u tha deputetëve “Çdokush që dërgon një shtetas rus në luftë për të vrarë një ukrainas të pafajshëm duhet të dërgohet në gjykatë"

Kryeministri tha gjithashtu se Britania e Madhe po punon me aleatët për të ngritur një gjykatë ndërkombëtare të krimeve të luftës për ata që përfshihen në krime lufte në Ukrainë.

Ndërsa deputeti konservator Beckenham tha “mund të kërkoj zoti Johnson dhe parlamentit të jeni në një mendim me mua që çdo rus që vret një shtetas ukrainas duhet të kujtojë se një ditë do të dalë para gjykatës për krime kundër njerëzimit e genocid?

Johnson u përgjigj: “Po, dhe jo vetëm çdo luftëtar rus por çdo kush që dërgon shtetas rusë në betejë për të vrarë ukrainas të pafajshëm.

Më pas bëri dhe një krahasim të Putin me Millosheviçin.

"Ka një analogji mes veprimeve të Putin dhe Sllobodan Millosheviçit. E njëjta marrëzi që u shit për një bashkim mistik mes Kosovës dhe Beogradit, po bëhet për Kievin dhe Moskën, taman i njëjti agresion dhe kujtoni që Sllobodan Millosheviç vdiq në burg”  

Kryeministri tha se sulmi rus ndaj një vend të NATO-s është një "mundësi e tmerrshme" dhe se Mbretëria e Bashkuar do të vinte në mbrojtje të aleatëve të NATO-s nëse sulmohej.

Ish presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç u gjet i vdekur në qelinë e tij në Gjykatën e Hagës, më 26 shkurt, 2010.