Një avion rus raportohet se është përplasur në një bllok apartamentesh në Kiev
Mëngjesin e sotëm u raportua për shpërthime në kryeqytetin ukrainas Kiev.
Më shumë raporte të pakonfirmuara tregojnë se mbrojtja ajrore e qytetit ndaloi një sulm ajror duke përgjuar një numër raketash dhe duke rrëzuar një avion armik.
Një zyrtar i ministrisë së Brendshme ukrainase tha se një avion ishte rrëzuar në lagjen Darnytskyi të Kievit.
Ndërkohë raportet lokale thonë se një ndërtesë banimi nëntëkatëshe është djegur në Kiev.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka postuar në Twitter duke thënë se të paktën tre persona u plagosën, njëri prej të cilëve ishte në gjendje kritike. Ai shtoi se ndërtesa ishte në flakë dhe se ishte nën “kërcënim shkatërrimi”.
⚡️ За попередніми даними, троє поранених, один з них у важкому стані, внаслідок потрапляння уламків ракети у житловий будинок на вулиці Кошиця, 7-А.
— Віталій Кличко (@Vitaliy_Klychko) February 25, 2022
Швидкі везуть людей у лікарні.
На місці працюють всі аварійно-рятувальні служби.
Будинок палає, є загроза руйнування. pic.twitter.com/Cu0Wn4Tp6J
