Shtëpia e Bardhë: Stafi i Centralit Bërthamor të Çernobilit po mbahet peng
Shtëpia e Bardhë thotë se ka raporte se ushtria ruse po mban peng stafin e centralit bërthamor të Cernobilit.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha të enjten e 24 shkurtit se ka "raporteve të besueshme" dhe shprehu indinjatën mbi këtë veprim.
Zonja Psaki tha se SHBA nuk ka asnjë vlerësim për gjendjen e uzinës ku radioaktiviteti po rrjedh ende dekada pas katastrofës më të keqe bërthamore në histori, por se marrja e pengjeve mund të pengojë përpjekjet për të mirëmbajtur objektin bërthamor dhe është "jashtëzakonisht alarmante dhe shumë shqetësuese".
Sekretarja e shtypit Jen Psaki tha të enjten e 24 shkurtit "ne e dënojmë dhe kërkojmë lirimin e tyre".
Kjo deklaratë u bë pasi Alyona Shevtsova, një këshilltare e komandantit të forcave tokësore të Ukrainës, shkroi në Facebook se stafi në uzinën e Çernobilit ishte "marrë peng" kur trupat ruse morën objektin.
Trupat ruse morën nën kontroll termocentralin, ndërsa forcat ukrainase luftuan nga tre anët të enjten e 24 shkurtit pasi Moska ndërmori një sulm nga toka, deti dhe ajri në sulmin më të madh ndaj një shteti evropian që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Është e pamundur të thuhet se termocentrali bërthamor i Çernobilit është i sigurt pas një sulmi krejtësisht të pakuptimtë nga rusët”, tha jë këshilltar i Zyrës presidenciale të Ukrainës, Mykhailo Podolyak.
"Rusia dëshiron të kontrollojë centralin bërthamor të Çernobilit për të sinjalizuar NATO-n që të mos ndërhyjë ushtarakisht, tha i njëjti burim citon Reuters.
