Bashkurti: Putini mbështet pak për këtë luftë, por NATO nuk ndërhyn dot në vendet jo anëtare
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ambasadori dhe profesori Lisen Bashkurti u shpreh se Rusia ka një makineri të mirë të propagandës dhe një diplomaci të madhe.
Sipas tij, Evropa ka 3 organizata që janë të përfshira në krizë, BE-në, por që nuk ka ushtri, dhe që është mbështetur shumë te SHBA, OSBE-në që e ka humbur funksionin e saj dhe NATO-n.
Bashkurti: Rusia ka një makineri të mirë të propagandës dhe një diplomaci të madhe. Në fakt tensioni i krizë dhe gjendja aktuale është reflektuar në Rusi. Kam parë 3 sondazhe nga qendra studimore të pavarur që kanë dëshmuar se për herë të parë në lufta të tilla presidenti rus mbështetet shumë pak.
Putini kërkon që të ngrejë atë shpirtin rus me propagandë, vitin tjetër atje ka zgjedhje. Ai është në një situatë jo të qëndrueshme dhe përballet me një krizë ekonomike e me probleme politike në Rusi. Por a do ta përballojë sfidën Evropa? Ajo ka 3 organizata që janë të përfshira në krizë, BE, por që nuk ka ushtri, dhe që është mbështetur shumë te SHBA. Pasta është OSBE që e ka humbur funksionin e saj dhe NATO që ka për detyrë mbrojtën kolektive. NATO nuk përdor dot arsenalin e saj kundrejt vende jo anëtare.

