Blinken: Rusia synon të rrethojë dhe kërcënojë Kievin. Sulmin ndaj Ukrainës e ka përgatitur prej kohësh

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha është shprehur se të gjitha provat tregojnë se Rusia synon të rrethojë dhe kërcënojë Kievin.

Diplomati i lartë amerikan nuk shtjelloi se çfarë veprimi "potencialisht më të keq" mund të shkaktojë Moska ndaj popullit të Ukrainës.

Ai tha se Rusia prej shumë kohësh e ka përgatitur këtë sulm ndaj Ukrainës.

"Veprimet e Rusisë janë një fyerje për demokracinë, për të drejtat e njeriut, për mirësjelljen njerëzore," Për muaj të tërë, Rusia është përfshirë në pretendimin e diplomacisë, ndërsa këmbëngul se nuk kishte asnjë qëllim për të pushtuar Ukrainën. Kremlini gjatë gjithë kohës ka përgatitur këtë sulm gjakftohtë, përmasat e të cilit nuk janë parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.- u shpreh ai.

Rusia filloi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës të enjten, herët në mëngjes, duke bombarduar qytete dhe baza ushtarake nga ajri dhe toka, ndërsa banorët ukrainas u dyndën nëpër trena për t’u larguar.

Qeveria e Ukrainës thotë se tanket dhe trupat ruse kaluan kufirin duke filluar një sulm frontal, që mund të ndryshojë rendin gjeo-politike, me pasojat që kanë filluar të ndihen tashmë në mbarë botën.

Duke filluar një nga veprimet më agresive ushtarake, që nga pushtimi sovjetik i Afganistanit, Presidenti Putin injoroi dënimin nga mbarë bota, si dhe sanksionet në rritje që pritet të vendosen ndaj Rusisë. Ai kërcënoi vendet e tjera “me pasoja që nuk i kanë parë ndonjëherë”, siç u shpreh ai, në rast se ato ndërhyjnë; dhe me gjakftohtësi iu referua arsenalit bërthamor të vendit të tij.

Sulmi i forcave ruse ka filluar nga tre drejtime, lindja, veriu dhe jugu.