Mijëra qytetarë të Ukrainës do të kalojnë natën në stacionet e metrosë
Të enjten në mëngjes, kur Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë, mijëra qytetarë të të gjitha moshave, pasi kishin arritur të vendosnin në valixhet e tyre gjithçka që mundën, u drejtuan drejt stacioneve të metrosë, duke dashur të gjenin një strehë të sigurt nga bombardimet.
Pamjet dhe videot që paraqesin dhjetëra qytetarë në shkallët dhe korridoret e stacioneve të metrosë po bëjnë xhiron e botës përmes rrjeteve sociale.
Të gjithë po përgatiten të kalojnë një nga netët më të vështira të jetës së tyre, ndërkohë që “daullet e luftës” krijojnë një atmosferë të përgjithësuar terrori.
Harkov metro durağı pic.twitter.com/y8AJ74SJbF
— SUNGUR TEKİNALP (O.Tuna) (@Berkbekir_) February 24, 2022
#SONDAKİKA|#Ukrayna’nın Harkov şehrinde vatandaşlar rus bombardımanı korkusuyla, şehrin metro sistemine sığındı ve geceyi burada geçirecek. pic.twitter.com/znLv9fTugq
— Ortadoğu Haber - Son Dakika (@OrtadoguCanli) February 24, 2022

