"Ne nuk e duam këtë", rusët reagojnë ashpër për pushtimin e Ukrainës: Ndihemi të turpëruar! Është e frikshme

Ndërhyrjen e Rusisë ndaj Ukrainës e kanë kritikuar dhe vetë qytetarët rusë të cilët shprehen të indinjuar për veprimin që ka bërë presidenti i tyre.

“Jam i turpëruar për vendin tim. Të jem i sinqertë me ju, jam pa fjalë. Lufta është gjithmonë e frikshme. Ne nuk e duam këtë,” tha Nikita Golubev

"Pse po e bëjmë këtë?" shtoi një tjetër, duke shprehur një ndjenjë zemërimi dhe dëshpërimi."

Vetëm një ditë më parë, Ukraina u bëri thirrje 3 milionë qytetarët e saj që jetojnë në Rusi që të largohen menjëherë nga vendi.