Rrëzohet helikopteri rus pranë Kievit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2022, 16:24
Një helikopter ushtarak rus është rrëzuar gjatë luftimeve në aeroportin Hostomel, afër Kievit.
Lajmin e ka bërë me dije BBC, ndërsa sipas raportimeve të kësaj medie, mësohet se komandanti i përgjithshëm ukrainas, gjeneral- Valerii Zaluzhnyi ka konfirmuar se ushtria ukrainave po lufton forcat ruse për kontrollin e aeroportit në rajonin e Kievit.
Hostomel është aeroporti më i rëndësishëm ndërkombëtar i mallrave në Ukrainë, si dhe një bazë ajrore kryesore ushtarake.
