Moldavia përgatitet për refugjatët ukrainas, kalojnë kufirin 4 mijë njerëz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2022, 17:24
Më shumë se 4,000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë ikur deri më tani nga Ukraina dhe po zhvendosen në Moldavi.
Nuk është ende e qartë nëse ata synojnë të qëndrojnë atje apo të kalojnë në Rumani.
Ndërkohë BBC shkruan se autoritetet ukrainase po pengojnë largimin e burrave që mund të luftojnë, por megjithatë për këtë nuk ka asnjë konfirmim.
Sulmet në Ukrainë, Kievi në shtetrrethim
24 Shkurt, 17:08
“Ne presim shumë njerëz” tha Roland Schilling, përfaqësues rajonal i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët
“Jemi në dijeni të radhëve të mëdha që krijohen në pikat kufitare.”- shtoi ai.
OKB-ja ka paralajmëruar më parë se një pushtim i Ukrainës mund të shkaktojë një krizë në shkallë të gjerë refugjatësh.

