Dita e pushtimit të Ukrainës
Ora News ka bërë një përmbledhje të agresionit rus gjatë 24 shkurtit 2022, të cilat kanë vënë në panik të gjithë globin përmes bombardimeve në Ukrainë.
Ashtu siç ishte paralajmëruar forcat ushtarake ruse mësynë në Ukrainë.
Në vend nisën shpërthimet e para.
Avionët rusë bombarduan një aeroport në rajonin e Luhanskut, zonë e kontrolluar nga separatistët pro-rusë, e cila u njoh edhe si shtet sovran nga Rusia të hënën.
Në qytete të ndryshme në lindje të Ukrainës u dëgjuan edhe bombardimet e para.
Forcat ruse shkatërruan edhe një kompleks të banuar pallatesh në rajonin e kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Moska në Luhansk.
Sipas raportimeve, disa persona mbetën të plagosur, ndërsa një fëmijë humbi jetën.
Bombardimet shkuan edhe përtej rajoneve separatiste, rusët hodhën në erë një rajon në Dnjepër.
Mijëra ukrainas u larguan nga Kievi, pasi forcat ruse sulmuan disa zona të periferisë së kryeqytetit.
Sipas raportimeve, dhjetëra qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve, ndërsa numri i ushtarëve ukrainas mendohet të jetë shumë më i lartë, por ende nuk ka një shifër ekzakte të humbjeve të jetës. /AFP/