Banka Qëndrore e Ukrainës hap një llogari speciale për të mbledhur fonde për Forcat e Armatosura
Banka Kombëtare e Ukrainës ka vendosur të hapë një llogari të posaçme për mbledhjen e fondeve për të mbështetur Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Vendimi i bankës qendrore vjen pasi qeveria ukrainase vendosi ligjin ushtarak në të gjithë Ukrainën si përgjigje ndaj agresionit të armatosur nga Rusia dhe kërcënimit të ripërtërirë për pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Guvernatori i NBU Kyrylo Shevchenko njoftoi hapjen e kësaj llogarie speciale në fjalimin e tij përmes një videomesazhi me 24 shkurt.
Numri i llogarisë speciale është: UA843000010000000047330992708.
Kjo llogari pranon shumë monedha. Është krijuar dhe hapur për të marrë transferta nga partnerë dhe donatorë ndërkombëtarë si në valutë të huaj (dollarë amerikanë, euro, paund britanik) dhe hryvnia.
"Mbështetni Forcat e Armatosura të Ukrainës" është apeli i Bankës qëndrore.

