“Është një makth” deputetja ukrainase thirrje aleatëve perëndimorë: Kemi nevojë për ndihmë

Deputetja ukrainase Lesia Vasylenko është shprehur se situata në të cilën ndodhet vendi është një makth.

Në një intervistë për BBC ajo tha: Unë as në ëndrrat e mia më të këqija nuk mund ta imagjinoja një situatë të tillë.

Ajo thotë se është e padrejtë ajo që po i bëhet Ukrainës, ndërsa ka shtuar se po luftojnë me gjithçka kanë.

Por thotë se ka frikë se kjo nuk do të jetë e mjaftueshme, ndërsa shton se kanë nevojë për ndihmën e aleatëve perëndimorë.

“Ne kemi nevojë për mbështetjen maksimale nga të gjithë aleatët perëndimorë”.

Ajo thotë se ata duhet të bashkohen “për të mbështetur Ukrainën, jo vetëm me sanksione më të forta, por edhe me praninë ushtarake këtu në terren”.