Zyrtarët ukrainas thonë se kanë rrëzuar 6 avionë e 2 helikopterë rusë. Dy ushtarë u kapën rob. FOTO/ VIDEO

”Të paktën 6 aeroplanë, 2 helikopterë dhe dhjetëra pajisje të blinduara të armikut u shkatërruan ndërsa Ukraina mbrohej nga një pushtim gjithëpërfshirës rus” pohon një ministër i qeverisë ukrainase sot në një postim në faqen e ushtrisë ukrainase në Facebook.

Gjithashtu thuhet se janë djegur 4 tanke ruse afër Kharkiv, si dhe janë vrarë 50 "armiqë" rusë.

Ndërkohë Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës Valeriy Zaluzhny ka thënë se ka zënë rob dy ushtarë rusë, citon Fox News.