Presidenti Erdogan dënon sulmin rus të Ukrainës: Shkelje e paqes dhe sigurisë globale!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dënon pushtimin rus të Ukrainës dhe bën thirrje për diplomaci për zgjidhjen e konfliktit "brenda kornizës së marrëveshjeve të Minksut".

Erdogan, qeveria e të cilit ka lidhje miqësore me Rusinë dhe Ukrainën, e kishte pozicionuar Turqinë, një anëtare e NATO-s, si një ndërmjetës neutral për zgjidhjen e krizës.

Kështu, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan denoncoi të enjten pushtimin rus të Ukrainës si një "goditje të rëndë" për paqen rajonale.

"Ne e refuzojmë operacionin ushtarak të Rusisë," tha Erdogan në një fjalim televiziv, duke e quajtur atë një "goditje të rëndë për paqen dhe stabilitetin rajonal".

Ai shprehu trishtimin e sinqertë për faktin se dy vendet me të cilat ka lidhje të ngushta politike, ekonomike dhe sociale po përballeshin me njëra-tjetrën.

Erdogan më herët sot kryesoi një samit të sigurisë në kryeqytetin Ankara pasi Moska nisi një sulm ndaj fqinjit të saj.

Samiti arriti në përfundimin se sulmi i Rusisë ishte "një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe i papranueshëm.

Ai diskutoi gjithashtu masat që mund të merren me Rusinë dhe në platformat ndërkombëtare për një fund të sulmit që kërcënon sigurinë rajonale dhe globale.

Turqia do të vazhdojë të mbështesë unitetin politik, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, thuhet në deklaratë.

Në një deklaratë të veçantë, ministria e jashtme i kërkoi Moskës të ndalojë menjëherë pushtimin e saj të padrejtë dhe të paligjshëm.