Ministri rus Lavrov: Miqtë tanë perëndimorë nuk po e respektojnë ligjin ndërkombëtar

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka reaguar lidhur me sulmin rus në Ukrainë duke thënë se Rusia do të jetë gjithmonë e gatshme për dialog.

Ai ka shtuar se miqtë ndërkombëtare nuk e kanë respektuar ligjin ndërkombëtar dhe se po shkatërrojnë rendin e vendosur.

“Fatkeqësisht, miqtë tanë perëndimorë nuk e respektojnë ligjin ndërkombëtar, duke u përpjekur ta shkatërrojnë atë dhe të promovojnë atë që ata e quajnë ‘rend të bazuar në rregulla’”, thotë Lavrov.

“Ne patëm diskutime intensive dhe të detajuara me kolegët tanë amerikanë, me anëtarë të tjerë të NATO-s. Shpresojmë se ka ende një shans për t’iu kthyer ligjit ndërkombëtar dhe detyrimeve ndërkombëtare” – shton ai.

Lavrov shton se Rusia do të jetë gjithmonë e gatshme për një dialog që do të na kthejë përpara drejtësisë dhe parimeve të kartës së OKB-së.