“2 ministra në burg, duhet të kishe dhënë dorëheqjen” Rama: Po ju jeni krenar për Berishën?

Gjatë dëshmisë në komisionin hetimor të incineratorëve kryeministri Rama iu përgjigj pyetjes nëse duhet të kishte dhënë dorëheqjen për shkak se ka dy ministra në burg, u përgjigj duke përmendur sërish Sali Berishën.

Rama e pyeti kryetaren e nëse ajo është krenare për udhëheqjen nga ish-kryeministri Sali Berisha duke shtuar se përgjegjësia është personale dhe jo kolektive.

Tabaku: Nuk është krenari që të shkojnë 2 ministra në burg. Nuk besoj se ka kryeministër tjetër në një vend normal që 2 ministra janë në burg, ndërkohë që kryeministri heq përgjegjësitë edhe pse ka qenë i përfshirë tek incineratorët. A mendoni se një kryeministër duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas kësaj gjëje?

Rama: Kjo nuk është objekt hetimi i këtij komisioni, por do tu përgjigjem. Ju merrni në gojë atë që unë nuk e kam thënë. Nuk tha njeri që është krenari që të shkosh në burg. Rasti është shumë konkret. A jeni ju krenar për Sali Berishën për gjithë atë periudhë që ju ka udhëhequr dhe ju ka pasur si një nga fëmijët e vet atje? Nuk është se dua t’ju vë në vështirësi sepse keni edhe barrën për të përfaqësuar Amerikën në Shqipëri. Unë them se nuk është krenari që të jesh non grata. Ca inceneratorësh? Ju më flisni për krenarinë e burgut!

Unë jam krenar për punën që bëj, por jo për rezultatet e punëve të mia, sepse jam shumë kritik ndaj vetës, sepse jo çdo gjë bëhet ashtu sikurse do të doja. Këtë gjë që kam bërë mirë e kam bërë me këta njerëz. Pjesa tjetër është një ndërmarrje e personit. Nëse do të isha bashkëpunëtor atëherë nuk do të flisja kështu me këtë gjuhë. Unë u them ministrave kur marrin dekretin që karrigen ua dhashë unë, ndërsa përgjegjësinë e mbajnë vetë. Në çdo vend ka pasur gjëra të tilla, sepse dihet ku ndahet individualja nga kolektivja.