Rama e pranon në komision: Incineratorët nuk favorizohen nga Bashkimi Europian
Kryeministri Edi Rama pranoi sot në Komisionin Hetimor të Kuvendit për Inceneratorët se kjo teknologji për trajtimin e plehrave nuk është e preferuara e BE-së.
Pjesë nga debati:
Jorida Tabaku: Në tre progres raportet e fundit BE është shprehur me shqetësim për incineratorët si alternativa më pak e preferuar.
Edi Rama: Këtu ishit e saktë. BE ka shprehur shqetësim e vërtetë se nuk është zgjedhja më e preferuar. Por çfarë do të thotë? BE flet për nivelin shumë të ulët, që është thuajse inekzistent i ndarjes në burem të mbetjeve, të riciklimit, se këto janë preferencat e BE. E fundit, ne skemi ndërtuar incineratorë.
Impiante të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë. Incinerimi është komponenti i parafundit. Vërtet që nuk është zgjedhja më e preferuar e BE se sot ndan në burim e riciklon masivisht, por ndërkohë dhe me vendet me standartet më të larta mjedisore, Suedi e Danimarkë, impiantet e përpunimit të enerjgisë janë aty e ndërtohëen sot e gjithë ditën.
Jorida Tabaku: Dhe ju ishit shumë i saktë se për momentin nuk ndodh asnjë incinerim.
