"E ke zërin shumë gricës", Rama humb durimin me Tabakun: Nuk i përgjigjem asnjë pyetjeje, bullizëm ndaj dëshmitarit
Nënkryetarja e Komisionit Hetimor për Incineratorët dhe kryeministri i thitur në cilësinë e dëshmitarit Edi Rama u përplasën shpesh me njëri-tjetrin për shkak se i ndërprisnin fjalën njëri-tjetrit. Edi Rama në një moment tha se nuk do t'i përgjigjet më asnjë pyetjeje pasi sipas tij ndërprerja e fjalës është bullizëm ndaj dëshmitarit.
Pjesë nga debati:
Tabaku: Aktrimin e lëmë jashtë kësaj salle. 100 mln euro pagesa.
Rama: Juve tani bëtë një fyerje dhe po ju them për herë të fundit. E vendosni ju se çfarë do ndodhë këtu. O bëni kryetare e komisionit dhe kur më jepni mua fjalën më lini të mbaroj fjalën, ose nëse do ta bëni me këto jo aktrimi, jo propaganda jam i gatshëm unë. E kam bërë një komision hetimor këtu unë. Tani ose bëj pyetjet dhe prit përgjigje, ose fyej.
Tabaku: I vetmi që keni fyer në këtë sallë jeni ju.
Rama: Kur
Tabaku: 100 mnl euro.
Rama: Kur kam fyer unë.
Tabaku: Me këtë ton..
Rama: Fyerje me ton nuk kam dëgjuar.
Tabaku: Me këtë ton mund t'i drejtoheni vartësve tuaj.
Rama: Nuk funksionon kështu
Tabaku: 100 mln euro. Sapo pranuat..
Rama: Shih sapo pranova, por kjo dihet botërisht moj. Çfarë sapo pranova.
Tabaku: Kalojmë te pyetja e radhës.
Rama: Do fokusohemi te 100 mln euro. Pusho dhe më lër të fokusohem. E ke atë zërin shumë gricës.
Tabaku: A ka mundësi të ulësh tonin e zërit këtu? Nuk po bëj asnjë koment për tonin e zërit.
Rama: E dëgjon zërin tënd apo jo?
Tabaku: Ul zërin në kë të komision. A mund të kesh respekt se po flasim për para publike.
Rama: Kërkoj 3 minuta pushim se nuk mund të vazhdoj kështu. Merrni masa qetësohuni.
Tabaku: Lëvizim te pyetja e radhës.
Rama: Nuk do lëvizim te pyetja e radhës se ke muaj të tërë që po e shkallon miletion me 430 mln euro, tani u bënë 100. Tani do sqarojmë këtë 100. Unë këtu kam ardhur për lekët. Kështu që do sqarojmë sot lekët e shqiptarëve dhe unë nuk ik pa i sqaruar. Mos më nxirr nga lëkura e dëshmitarit. Mos më ndërprit më. Të jetë hera e fundit që më ndërpret.
Tabaku: Këtë ton mbajeni me vartësit tuaj.
Rama: Nuk i përgjigjem më zonjës, nuk e meriton respektin tim. Juve nuk ju përgjigjem më.
Tabaku: Kam të drejtën time që më jep ligji. Do dëgjoni 51 pyetjet që unë kam.
Rama: Unë do t'i dëgjoj, por nuk do t'i përgjigjem asnjërës sespe jeni në shkelje të ligjit. Ky quhet bullizëm ndaj dëshmitarit.
